June 13, 2025
494887739_1254325926353713_8091162332620839029_n.webp.webp


Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot një konferencë për media, për të shpalosur agjendën 15 pikëshe për për Qeverinë e Unitetit.
Derisa ka shpalosur këtë agjendë, Abdixhiku ka thënë se Kosova është në krizë dhe se duhet sa më shpejtë të gjendet një zgjidhje.

“Duhet ta pranojmë se jemi në krizë politike e institucionale dhe në një kohë urgjencë”, tha ai.

Në 15 pikat e Agjendës për Qeverinë e Unitetit, Abdixhiku ka rënditur:

Funksionalizimin e institucioneve kushtetuese dhe departiakizimi i tyre;

Rritja e pagave dhe zbatimi i Ligjit të Pagave;
Pako emergjente për menaxhimin e krizën energjetike

Nisja e projektit kombëtar të gazifikimit të Kosovës;
Rindërtimi i partneritetit me BE-në dhe SHBA-në, rikthimi i politikës së jashtme aktive

Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e Kuvendit të Kosovës

Fillimi i procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë

Fillimi i projekteve me rëndësi të veçantë;

Reforma kushtetuese në funksion të stabilitetit institucional

Fillimi i reformës në arsim

Përgatitjet institucionale për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Reforma Strategjike e Sigurisë dhe e Mbrojtjes

Rishikimi i formulës për buxhetin e Komunave

Përgatitja për zgjedhje të rregullta dhe të lira demokratike brenda 10 muajve

Mekanizmi i transparencës dhe llogaridhënies për periudhën kalimtare.

Këtë Qeveri të Unitetit Kombëtar, Abdixhiku e ka propozuar për të zgjidhur ngërçin politik dhe institucional të krijuar në vend.

Kjo ide e Abdixhikut nuk është pritur mirë nga partia e parë që ka dal me më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati që vjen nga VV, ka thënë se “Qeveria në tranzicion është kthim në kohën e UNMIK-ut”.

Kosova, që nga mbajtja e zgjedhjeve ende nuk e ka formuar as Kuvendin e Kosovës e as Qeverinë. Dje (e mërkurë), është mbajtur seanca e 30-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, por Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituuar.

Kjo bllokadë insttiucionale ka ardhur pasi partia e parë, LVV ka propozuar për kryekuvendare Albulena Haxhiun, ndërkaq opozita nuk po e votojnë atë pasi që po e quajnë “figurë përçarëse”.

Nesër, mbahet seanca e 31-të me radhë e Kuvendit të Kosovës me qëllim konstituimin e tij.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *