June 14, 2025
abdixhiku-1.png


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbrojtur idenë se në Kosovë duhet të formohet qeveri transitore pasi, siç thotë ai, as partia që ka qenë në pushtet e as partitë e ish-opozitës nuk e kanë shumicën.

Në një konferencë për media të enjten, teksa ka shpalosur 15 pikat për “Qeverinë e Unitetit Kombëtar”, Abdixhiku ka thënë se plani argumentohet me tri të vërteta bazike.

“E vërteta e parë është se duhet ta pranojmë se jemi në krizë politike. Jemi në krizë politike ta pranojmë, krizë institucionale dhe krizë legjitimiteti. S’ka përpjekje nga askush për të krijuar shumicën që do të sillte institucione legjitime dhe jemi në krizë legjitimiteti sepse s’kemi Kuvend funksional, e për më tepër nuk kemi as qeveri legjitime. Qeveria e tanishme reflekton rezultatin e para katër vjetëve dhe jo shumicën e tanishme të dala pas zgjedhjeve të fundit”, u shpreh kryetari i LDK-së.

Si e vërteta e dytë bazike për ta formuar qeverinë e unitetit, sipas Abdixhikut, është fakti se asnjëra palë nuk i ka numrat.

“Nuk kemi shumicë – asnjëra palë, asnjë grupim politik sipas preferencave politike nuk ka numra për të bërë shumicën. Kam dëgjuar kryetarë të partive të tjera duke thënë se disi partitë e ish-opozitës kanë shumicë, nuk është e vërtetë. Asnjëra palë nuk ka shumicë. Votat e deputetëve joserbë gjithashtu janë të qartë me deklarimet e tyre politike”, u shpreh tutje Abdixhiku.

Dhe si të vërtetë të tretë, Abdixhiku ka thënë se vendi është në urgjencë prandaj edhe i duhet qeveri e unitetit, edhe pse u shpreh se nuk është më e mira.

“Dhe e treta është se kemi urgjencë. Gjendemi në gjendje të rëndë politike, të brendshme dhe të jasthme, dhe me këtë urgjencë nuk mund të vazhdojmë të sillemi siç po sillemi. Të shkojmë në seanca çdo 48 orë dhe për të mos arritur asgjë. Unë po prezantoj një agjendë, thirrje për unitet, jo për një koalicion bashkëqeverisës, por për një gjendje dalëse emergjente, të dobishme për Republikën e Kosovës. Mund të mos jetë më e mira, natyrisht se mundet më mirë sepse Kosovës i duhet opozita. Por para se t’i duhet opozita, i duhet Qeveria”, ka deklaruar ai.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *