
21
Tashmë nuk ka më asnjë dyshim.
Santiana Maloku është duke shijuar një romancë të re… me Patris Berishën!
Dyshimet e para lindën nga afërsia e tyre në ditëlindjen e bukuroshes, por tanimë gjërat janë bërë krejt të qarta.
Çifti po del hapur – sikurse sonte.
Prive by Liberta Spahiu i ka kapur nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një nga lokalet më të frekuentuara në zemër të kryeqytetit, që menaxhohet nga vëllai i Patrisit, Robert Berisha.
Ndryshe nga shumë të tjerë, Santiana dhe Patrisi nuk kanë folur ende publikisht për këtë lidhje… por veprimet po flasin vetë.