
Aktori hollywoodian Orlando Bloom ka bërë një investim të jashtëzakonshëm për shëndetin e tij – 10,000 funte (rreth 11,800 euro) për një procedurë detoksifikuese që heq mikroplastikën dhe kimikatet toksike nga gjaku i tij.
Bloom e kryeni këtë trajtim në klinikën luksoze Clarify në Londër dhe ndau përvojën e tij në Instagram.
Në foton e postuar, aktori u shfaq i lidhur me një aparat special që përdor terapinë e aferezës – një proces ku gjaku nxirret nga trupi, pastrohet nga toksinat dhe mikroplastika, dhe pastaj rikthehet në qarkullim. Kjo metodë, e përdorur tradicionalisht në hematologji dhe për sëmundje autoimune, po bëhet gjithnjë e më popullore për detoksifikimin e trupit.

“Një mënyrë e re për të hequr mikroplastikën dhe kimikatet e dëmshme nga trupi ynë”, shkroi Bloom në postimin e tij.
Shkencëtarët paralajmërojnë për rreziqet e mikroplastikës – fragmente plastike më të vogla se 5mm – të cilat janë zbuluar jo vetëm në gjakun dhe organet e njeriut, por edhe në shiun që bie. Këto grimca mund të depërtojnë në mekanizmat mbrojtëse të trupit, shkaktojnë inflamacion dhe rrisin rrezikun e problemeve serioze shëndetësore, si: kancere, çrregullime të pjellorisë, sëmundje respiratore, dhembje kronike dhe probleme neurologjike.
Ndërkohë që shkenca ende studion efektet afatgjata, gjithnjë e më shumë celebritete po i drejtohen terapive detoksifikuese si ajo e Bloom.
Bloom është njohur për stilin e tij rigoroze shëndetësor. Në intervista dhe postime sociale, ai ka folur vazhdimisht për rutinat e tij të ushqimit, stërvitjet fizike dhe terapiet alternative. Kohët e fundit, ai ndau edhe përvojën e tij me notin në ujë të ftohtë, një trend të adoptuar nga shumë yje si Mark Wahlberg, Courteney Cox dhe të tjerë.