June 11, 2025
spartaak.jpg


Në një intervistë për Fax News, diplomati Spartak Topollaj hodhi dritë mbi luftën në Ukrainë, duke e cilësuar atë si një akt agresiv të nisur nga Rusia dhe të nxitur nga ambiciet e çmendura të presidentit Vladimir Putin për dominim global.

“Është një luftë agresive, e nisur nga Rusia dhe e vazhduar po me atë ligësi. Të mos harrojmë se për 35 vite Ukraina dhe Rusia kanë qenë pjesë e së njëjtës bashkësi – Bashkimi Sovjetik. Ukraina jo vetëm që ishte një nga republikat socialiste, por edhe ndër më të mëdhatë në sipërfaqe dhe pasuri natyrore,” – u shpreh Topollaj.

Ai rikujtoi politikën e “rusifikimit” që u ndoq nga Stalini ndaj republikave sovjetike, duke e quajtur atë një strategji djallëzore, me pasoja të ndjeshme edhe në ditët e sotme.

“Stalini helmonte kombet përmes rusifikimit të tyre, dhe kjo trashëgimi e errët duket qartë edhe në veprimet aktuale të Kremlinit.”

Në të njëjtën kohë, Topollaj vlerësoi qëndrimin e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Nga një aktor komik në politikë, ai ka treguar një dinjitet të jashtëzakonshëm në krye të shtetit. Qëndrimi i tij është për t’u përgëzuar.”- u shpreh Topollaj. k

Diplomati theksoi se përpjekjet për të fajësuar Ukrainën janë të pabaza dhe të manipuluara: “Nuk po lënë gur pa lëvizur për të hedhur fajin mbi Ukrainën. Por në këtë rast, viktimat e vërteta janë ukrainasit.”



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *