June 8, 2025
LOGO-BKH-E-PUNUESHME_page-0001-1024x1024-1.jpg


Ka përfunduar zyrtarisht afati për aplikimet për postin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), strukturës hetimore që vepron pranë SPAK. Në mesin e aplikantëve për mandatin 5-vjeçar bie në sy emri i Gledis Nanos, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Po ashtu për këtë post, kanë aplikuar edhe Menton Cuku dhe Joni Keta, të cilët janë aktualisht pjesë e trupës hetimore të BKH-së.
Procesi i përzgjedhjes do të vijojë në javët e ardhshme me verifikimin e kritereve ligjore, testimet me shkrim dhe intervistat përfundimtare, të cilat do të zhvillohen nga Komisioni i Posaçëm i ngritur pranë SPAK.
Komisioni që do të përzgjedhë drejtuesin e ri të BKH-së përbëhet nga prokurorët Altin Dumani, Behar Dibra dhe Arben Kraja. Pas përzgjedhjes së kandidatit, emri i propozuar i kalon për miratim Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
Drejtuesi i ri i BKH-së pritet të zgjidhet përpara përfundimit të mandatit të Aida Hajnajt më 31 gusht 2025, duke marrë drejtimin e një prej institucioneve kyçe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *