June 6, 2025
dadadadad-e1749052884960-780x439-1.jpg


Reperi i njohur Fero ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në Instagram, ku shfaqet përkrah këngëtares së njohur Dafina Zeqiri gjatë xhirimeve të videoklipit të tyre të ri muzikor.

Ajo që bie menjëherë në sy është prezenca e Dafinës në muajin e 8-të të shtatzënisë, por që megjithatë vazhdon të jetë aktive dhe plot energji në realizimin e projekteve të saj artistike.

Me një pamje të freskët verore dhe buzëqeshje të përhershme, Dafina dëshmon edhe një herë përkushtimin e saj të palëkundur ndaj muzikës dhe adhuruesve të saj.

Dyshja shfaqen në harmoni të plotë gjatë xhirimeve, duke lënë të kuptohet se pritet një projekt i veçantë që do të sjellë energji të re në skenën muzikore.

Ky bashkëpunim, që vjen në një moment të rëndësishëm personal për Dafinën, pritet të jetë ndër më të komentuarit në javët në vazhdim.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *