
Postuar: Qershor 5, 2025 | 19:57
Spanja dhe Franca përballen sonte në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kombeve, për të siguruar biletën për finalen e madhe përballë Portugalisë.
Do të jetë një ndeshje padyshim shumë interesante mes dy superfuqive të futbollit kontinental, të cilën shumëkush e ka cilësuar si finalen e parakohshme.
Spanjollët vijnë në këtë sfidë me petkun e kampionëve të Europës në fuqi, të mbështetur te loja e dyshes së jashtëzakonshme Niko Uilliams-Jamal. Ndërsa në anën tjetër, heronjtë e PSG-së, Doue dhe Dembele, e nisin nga minuta e parë përkrah Mbape, i cili vazhdon të jetë lideri i padiskutueshëm i sulmit të “gjelave”.
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL
