June 5, 2025
Adsiz-tasarim_20250603_155144_0000.png


Anëtari i Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Shukri Quni, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Ky veprim i tij vjen si akt moral, pas aksidentit tragjik që ndodhi të shtunën mes fshatrave Grazhdanik dhe Atmaxhë, ku humbi jetën 17 vjeçari, Geltijan Shala, maturant i gjimnazit “Remzi Ademaj”.

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal në Prizren, anëtari i NISMA-s, ishte prekur thellë nga ky rast.

Ai deklaroi se nuk mund të vazhdojë të mbajë pozitën e tij, duke theksuar se kishte kërkuar prej kohësh vendosjen e shenjave të trafikut në atë zonë, por institucionet kishin dështuar të veprojnë.

“Kur fjalët nuk mjaftojnë, veprat flasin. Përgjegjësia institucionale mungoi. Për këtë arsye morale, sot deklaroj dorëheqjen time nga posti i anëtarit të Kuvendit”, tha ai.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *