
Reperi Capital T dhe modelja Adrola Dushi kanë kaluar një fundjavë në Toskanë, Itali, duke nxitur sërish aludimet për një marrëdhënie të afërt mes tyre.
Të dy kanë publikuar pamje nga udhëtimi në rrjetet sociale, por ka qenë një fotografi në veçanti që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve: ata shfaqen duke mbajtur duart, të ulur pranë njëri-tjetrit në një ambient të qetë dhe intim.
Fotoja është shoqëruar me një përshkrim të shkurtër nga Capital T: “Çfarë fundjave”, pa dhënë komente të tjera.
Toskanë, një nga destinacionet më të preferuara për pushime në çift, duket se është zgjedhur nga dyshja për të kaluar kohë larg vëmendjes publike.