
Funksionaliteti i ri i mesazheve direkt në rrjetin social X, quajtur Xchat, ka filluar të lançohet për testuesit beta. Disa përdorues të X të cilët paguajnë për abonimet në platformë raportuan se kanë qasje në XChat.
XChat është menduar si një version më i fuqishëm i mesazheve ekzistuese direkte të rrjetit social X. Disa funksionalitete që spekulohet se do të ofrohen nga XChat janë mesazhet në grup, enkriptimi fundor, modaliteti vanish, shkëmbimi i të dhënave dhe opsioni për të etiketuar mesazhet si të palexuara.
Mesazhet gjithashtu do të mund të sigurohen me një kod PIN me katër shifra. Ditën e Enjte X njoftoi se do të ndërpriste enkriptimin fundor që siç duket sinjalizoi lançimin e XChat raportuar edhe nga disa insajderë të industrisë.
Përdoruesit me pagesë kanë pasur qasje të kufizuar në mesazhet e enkriptuara. Që kur Musk e bleu Twitter, për ta ribranduar më pas në X, ka shprehur ambiciet për ta integruar enkriptimin fundor të nivelit të Signal në X. /PCWorld Albanian