June 3, 2025
pustec-1068x696-1.jpg


Pusteci ka çelur zyrtarisht sezoni turistik veror 2025. Prej fillimit të vitit, mbi 80 mijë vizitorë kanë zgjedhur këtë zonë si destinacionin e tyre, ndërsa pritet që ky numër të rritet përgjatë muajve të verës, edhe si pasojë e plazhit të ri në Rrallnik – një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, theksoi rëndësinë e këtyre investimeve për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe përmirësimin e jetës së komunitetit.

Ndërkohë, Elton Dhefto, drejtues i “Kayak Albania”, dha lajmin se për të dytin vit radhazi do të organizohet Festivali i Kayakut, një aktivitet që tërheq vëmendjen e turistëve të huaj dhe promovon bukurinë unike të liqenit dhe peizazheve përreth.

Atmosfera festive në qendër të qytetit u shoqërua me muzikë live, valle tradicionale dhe degustim të gatimeve autentike të zonës, ku turistët patën mundësi të përjetonin mikpritjen dhe traditën lokale.

“Është një vend i mrekullueshëm – natyrë, ushqim, njerëz të ngrohtë. Do të kthehem patjetër”, thotë një turiste nga Australia.

Bashkia e Pustecit ka në plan edhe investime të tjera për ta bërë këtë destinacion atraktiv gjatë gjithë vitit – me plazh në verë dhe ecje malore në sezonet e tjera, duke shfrytëzuar maksimalisht potencialin natyror, biodiversitetin, trashëgiminë kulturore dhe historike të zonës së Prespës.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *