June 3, 2025
nani_10hymwa03qejt170i3hz5d7a2b.jpg


Postuar: Qershor 1, 2025 | 21:28

Ish-lojtari i njohur i Mançester Junajtidit, Nani, i cili kishte njoftuar tërheqjen nga futbolli në fund të vitit 2024, po provon tani fatin në fushën e politikës.

nani_10hymwa03qejt170i3hz5d7a2b

Në një kthesë të papritur të karrierës, Nani ka vendosur të bashkohet me partinë opozitare në Portugali, duke marrë anën e majtë, ashtu siç kishte mbajtur edhe shiritin e kapitenit në fushën e lojës për pjesën më të madhe të karrierës së tij.

Në fakt, në Portugali janë shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare, të tretat në tre vite dhe Nani ka vendosur të marrë pjesë aktive në këtë garë politike. Emri dhe fytyra e tij janë shfaqur në posterin elektoral të Koalicionit Demokratik të Bashkuar, një koalicion që përfshin Partinë Komuniste Portugeze, Partinë Ekologjiste dhe Partinë Demokratike.

Ky hap në politikë tregon një fazë të re në jetën e Nanit, i cili tani synon të ndikojë edhe jashtë fushës së futbollit, duke u angazhuar në betejën politike në vendin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *