June 3, 2025
2a167a00-cd18-11ef-afff-fb4f1e6a.jpg


Mark Zuckerberg tha gjatë një takimi me aksionet e kompanisë se inteligjenca artificiale e Meta tashmë ka 1 miliardë përdorues aktivë në të gjitha aplikacionet.

Gjatë këtij takimi ai theksoi se kompania po përqendrohet tek thellimi i eksperiencës së përdoruesit për ta bërë Meta AI si asistentin AI personal lider me në fokus personalizimin, bashkëbisedat zanore dhe dëfrimin.

Menjëherë pasi Meta lançoi një aplikacion të pavarur për inteligjencën artificiale gjenerative në prill, Zuckerberg foli tashmë për mënyrën se si një ditë ai mund të shfaqte reklama dhe rekomandime produktesh. Ai gjithashtu la të kuptohet për prezantimin e abonimeve për një version më “premium” të asistentit.

Të gjitha aplikacionet e Meta, përfshirë Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger tashmë kanë integruar asistentin. CFO-ja e kompanisë Susan Li tha përdorimin më të lartë asistenti e ka pasur në WhatsApp ku përdoruesit e kanë shfrytëzuar për ti bërë pyetje ose gjeneruar imazhe. /PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *