
15:37 | 10 Maj 2025
Q L
Sekretari i Jashtëm i Indisë, Vikram Misri, konfirmoi se India dhe Pakistani ranë dakord për një armëpushim, i cili hyri në fuqi duke filluar nga ora 17:00 sipas orës lokale.
Gjatë një konference për shtyp, Misri tha se Drejtori i Përgjithshëm i Operacioneve Ushtarake (DGMO) i Pakistanit zhvilloi një telefonatë me homologun e tij indian më herët të shtunën pasdite sipas orës lokale.
Gjatë telefonatës, u ra dakord që të dyja palët “do të ndalonin të gjitha të shtënat dhe veprimet ushtarake” nga ora 17:00 sipas orës standarde indiane.
Misri shtoi se drejtorët e përgjithshëm të të dy vendeve kanë planifikuar të flasin përsëri të hënën.
#Sekretari #Jashtëm #Indisë #Të #dyja #palët #ramë #dakord #për #armëpushim, #Sekretari #Jashtëm #Indisë #Të #dyja #palët #ramë #dakord #për #armëpushim