June 3, 2025
mucunski-rubio.jpg


Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi sot se sekretari i shtetit Marko Rubio, në takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, theksoi nevojën që “aleatët e NATO-s të mbështesin dhe arrijnë objektivin e shpenzimeve për mbrojtjen prej pesë për qind”.

“Në takim u theksua lidhja e fortë ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut dhe u theksuan interesat e përbashkëta për stabilitetin rajonal, bashkëpunimin ekonomik dhe NATO-n. Ata diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, duke përfshirë tregtinë dhe investimet. Sekretari theksoi nevojën që aleatët e NATO-s të mbështesin dhe të arrijnë një objektiv prej pesë për qind të shpenzimeve të mbrojtjes,” theksohet në kumtesën pas takimit të Rubios me Mucunskin.

Ministria e Punëve së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme bëri të ditur se janë shkëmbyer mendime edhe për bashkëpunimin e sigurisë në kuadër të NATO-s, ku vendi ynë vazhdon të japë një kontribut aktiv si aleat i besueshëm, me investime mbi dy për qind të PBB-së në sektorin e mbrojtjes.

Siç njoftoi Ministria, të dy bashkëbiseduesit konfirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, i cili bazohet në vlerat e përbashkëta, interesat politike dhe miqësinë e kahershme.

“Ministri Mucunski theksoi përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë për avancimin e dialogut politik me SHBA-në, si dhe përkushtimin konkret për institucionalizimin e partneritetit strategjik përmes zbatimit të Planit të përbashkët të veprimit”, thuhet në kumtesë.

Në bisedën Rubio-Mucunski u diskutuan mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare, arritjen e një hapi të rëndësishëm përpara dhe progresin në uljen e tarifave dhe mundësinë e fillimit të procesit për nënshkrimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë. Ministri Mucunski theksoi hapjen e Qeverisë së Maqedonisë drejt promovimit të bashkëpunimit ekonomik, tërheqjes së investimeve amerikane dhe rritjes së prezencës së kompanive amerikane në vend



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *