June 6, 2025
Xhaka-768x448-1.png


Sezoni 2024/25 ka qenë padyshim një nga më të mirët në karrierën e Granit Xhakës, i cili ishte lider i Bayer Leverkusenit, duke edhe u rendit në mesin e 10 lojtarëve më me ndikim në botën e futbollit sipas indeksit të avancuar të CIES Football Observatory.

Kjo renditje e CIES u ndërtuar në bashkëpunim me Impect, që llogarit disa të dhënë për lojtarët.

Xhaka, i njohur për inteligjencën taktike, shpërndarjen e topave dhe rolin e padiskutueshëm në organizimin e lojës, u vlerësua me 94.1 pikë, duke lënë pas shumë yje të futbollit botëror.

Në këtë listë të ngushtë, ai u rendit pas Mohamed Salahut, i cili mori pikët maksimale (100), dhe Lamine Yamalit të Barcelonës që grumbulloi 99.6, ndërsa Pedri, një tjetër katalanas, zuri vendin e tretë me 98.7 pikë.

Dyhsja e Bayern Munich, Michael Olise dhe Joshua Kimmich, janë në pozitat katër dhe pesë, para Xhakës që zë vendin e gjashtë.

Në mesin e më të mirëve janë përfshirë edhe lojtarë të kalibrit si Florian Wirtz, Raphinha, Trent Alexander-Arnold dhe Cole Palmer, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në sukseset e skuadrave të tyre.

Granit Xhaka, i treti mesfushor dominues në Evropë

Në raportin e fundit të CIES Football Observatory, që analizon mesfushorët më me ndikim për sezonin 2024/25, Granit Xhaka renditet i treti në botë, duke lënë shumë emra të njohur pas.

Lideri i Bayer Leverkusenit lë pas vetes emra të njohur si Fede Valverde, Enzo Fernández, Youri Tielemans, Luka Modrić dhe Nicolo Barella.

Përpara tij në listë qëndrojnë siç e cekëm edhe më lartë vetëm Pedri (Barcelona) dhe Joshua Kimmich (Bayern).

Ky vlerësim është dëshmi e qartë e nivelit ku ndodhet Xhaka aktualisht – jo vetëm si një mesfushor i qëndrueshëm dhe lider në fushë, por si një lojtar që ka ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e ndeshjeve.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *