
Postuar: Maj 29, 2025 | 19:57
Franca ka mposhtur Belgjikën me rezultatin 3 me 2 në “Elbasan Arena”, për të siguruar vendin në finale. Kjo ishte ndeshja e parë gjysmëfinale e Europianit U-17.
Për shkak edhe të kushteve atmosferike, tifozët munguan në këtë ndeshje. Franca dhe Belgjika dhuruan spektakël të vërtetë.
Kamara, Matondo dhe N’Guesan shënuan për francezët deri në minutën e 54-t. Fernandez në minutën e 47-të dhe Uins disa minuta para fundit, nuk ia dolën të ndryshonin fatet e takimit.
Finalisti tjetër do të vendoset nga sfida Itali-Portugali. Finalja e madhe do të luhet më 1 qershor në “Arenën Kombëtare”.
PJESA E PARË
https://www.youtube.com/watch?v=q4gCAMpASjk
PJESA E DYTË
https://www.youtube.com/watch?v=bnomSX0ykBs
PANORAMASPORT.AL
