June 6, 2025
konte2.jpg


Trajneri Antonio Konte fitoi titullin e Serisë A me Napolin që në vitin e parë, por ende nuk e ka të qartë se ku do të jetë e ardhmja e tij.

konte

Juventusi është një nga klubet që kërkon rikthimin e tij, por ai duhet të kuptojë se cili është projekti i ri i “Zonjës së Vjetër” dhe mbi të gjitha cilët do të jenë menaxherët me të cilët ai do të duhet të merret jo vetëm gjatë merkatos, por edhe gjatë gjithë sezonit. Dhe kështu, duke pasur parasysh që Juve e re ende nuk ka marrë formë, Konte mund të qëndrojë në Napoli.

Të martën në mbrëmje, trajneri darkoi me presidentin De Laurentis dhe drejtues të tjerë të klubit “axurr” dhe tashmë ata presin vetëm “PO”-në e Kontes.

Mesa duket Juventusi duhet të shikojë për një alternativë tjetër për stolin bardhezi.

 





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *