June 6, 2025
107271045-1689253890385-gettyima.jpg


Kompania xAI e Elon Musk do ti paguajë Telegram 300 milionë dollarë për të ofruar chabotin Grok për përdoruesit e saj.

Kushtet e marrëveshjes janë thellësisht në favor të Telegram ndërsa 300 milionë dollarët vlejnë vetëm për një vit dhe madje xAI do të ndajë një pjesë të shitjeve të abonimeve të Grok Premium dhe Premium+ me platformën e komunikimit.

Telegram do të paguhet në para dhe pjesë aksionesh. Si rezultat Grok do të prezantohet për përdorues të rinj ndërsa Telegram numëron 1 miliardë përdorues.

X nga ana tjetër ka vetëm gjysmën e këtyre përdoruesve.

CEO i Telegram reagoi duke thënë se përdoruesit do të kenë qasje në teknologjinë AI më të mirë në treg brenda Verës.

Platforma e komunikimit është mjaft popullore në vende si Rusia dhe Ukraina ku përdoret nga zyrtarë të lartë shtetërore dhe drejtues të forcave ushtarake.

/PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *