
Qeveria maqedonase ka deklaruar se ka shpërndarë 30 milionë denarë përmes buxhetit qendror për viktimat nga zjarri në diskotekën e Koçanit, nga të cilat 11.2 milionë denarë u janë paguar familjeve të të lënduarve që u dërguan për mjekim jashtë vendit.
Përkrahja financiare shtesë, e cila u koordinua gjithashtu nga Qeveria, po paguhet përmes Kryqit të Kuq nga mjetet e mbledhura përmes linjës së hapur të donacioneve.
“Për këtë situatë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë reagoi shumë shpejt. Për viktimat janë siguruar 30 milionë denarë buxheti dhe deri më tani janë paguar 11.2 milionë denarë për të lënduarit që u dërguan për mjekim jashtë vendit.
Kjo ishte arsyeja pse ne kemi zhvilluar dy procedura, njëra prej të cilave ishte me Kryqin e Kuq, ku të gjithë ne si funksionarë dhe deputetë nga shumica parlamentare, por edhe nga opozita kemi dhuruar”, tha ministrja.
Ajo theksoi se përveç kësaj përkrahjeje direkte, në mënyrë shtesë do të sigurohet përkrahje përmes FSSHM-së për mjekimin e të lënduarve të cilët kanë marrë plagë më të rënda, ku mjekimi do të jetë afatgjatë.