September 15, 2025
ambulanca-1-1.jpg


Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 18:40, në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku janë përfshirë tre automjete në lëvizje dhe një automjet i parkuar.

Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ndodhi kur automjeti me drejtues F. G., 21 vjeç, u përplas me automjetin e drejtuar nga M. B., 38 vjeç. Në përplasje u përfshi edhe automjeti me drejtuese M. H., si dhe një automjet tjetër i parkuar në vendngjarje.

Si pasojë e aksidentit, u dëmtuan drejtuesit F. G. dhe M. B., të cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore u larguan nga spitali. Më rëndë është dëmtuar I. B., 68 vjeç, pasagjer në njërin prej automjeteve, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *