May 31, 2025


Teksasi mund të bëhet shteti i radhës Amerikan që rregullon me ligj përdorimin e platformave të medias sociale. Një draft i propozuar sugjeron ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 18-vjeç dhe është miratuar në komitetin e Senatit ndërsa përballen me votën e Senatit të Teksasit.

Propozimi ka afat deri më 2 Qershor për tu miratuar nga Senati dhe Guvernatori. Në fillim të vitit ai kaloi komitetin e dhomës së Senatit dhe më pas u votua në Dhomën e Përfaqësuesve.

Nëse shndërrohet në ligj, platformat e medias sociale do të detyrohen të verifikojnë moshën e çdo përdoruesi që krijon një llogari të re njësoj siç ligji në Teksas ju kërkon kompanive të hostimit të përmbajtjeve pornografike të implementojnë një sistem të verifikimit të moshës.

Teksasi nuk është i vetmi që kërkon kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale. Vitin e kaluar guvernatori i Floridas Ron DeSantis miratoi një ligj që ndalon fëmijët nën moshën 14 vjeç të përdorin rrjetet sociale. /PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *