June 1, 2025
Izet-Mexhiti-780x470-1.webp.webp


 Derisa lideri i një pjese të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ishte pjesë e koalicionit “Vlen”, nuk kishte logjikë  të bashkëpunojë me Bashkimin Demokratik për Integrim. Në momentin që vendos të bashkëpunojë me Bashkimin Demokratik për Integrim, nuk mund të ketë bashkëpunim me “Vlen”-in, sepse në atë mënyrë humbet kuptimi i ndryshimit, dhe se kush është në pozitë dhe kush është në opozitë, deklaroi sonte një nga liderët e koalicionit “Vlen”, Izet Mexhiti.

Sipas Mexhitit, është shumë e qartë dhe e dukshme se Taravari është tashmë pjesë e BDI-së.

“Në momentin që Taravari vendosi të bashkëpunojë me Bashkimin Demokratik për Integrim, nuk mund të ketë bashkëpunim me “Vlen”-in, sepse atëherë humbet kuptimi si i ndryshimit ashtu edhe i asaj se kush është në pozitë dhe kush është në opozitë. Ai duhet t’ua shpjegojë votuesve, por mendoj se në fakt është një përpjekje për të qetësuar anëtarësinë, për të “mjegëlluar” se mund të shkojë vetë apo mund të bashkëpunojë me “Vlen”-in. Është shumë e qartë dhe e dukshme se ai tashmë është pjesë e BDI-së”, deklaroi Mexhiti para fillimit të mbledhjes së Kryesisë Qendrore të “Vlen”-it, kur u pyet për një koment në lidhje me paralajmërimin e Taravarit se në zgjedhjet likale do të bashkëpunojë edhe me BDI-në edhe me “Vlen”-in.

Mexhiti potencoi se në kampusin shqiptar nuk ka më aktorë të tjerë, por vetëm dy blloqe –  “Vlen” dhe Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Taravari zgjodhi të shkojë me BDI-në. Le të ketë fat, do të përballemi me njëri-tjetrin në zgjedhjet lokale në tetor”, shtoi Mexhiti.

I pyetur nëse ai dhe VMRO-DPMNE kanë biseduar për një paraqitje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale, Mexhiti u përgjigj se do të ndihmohen, por prapëseprapë do të kenë kandidatët e tyre për kryetar komune.

“Historikisht, që nga vitet e 90-ta e deri më tani, gjithmonë ka qenë parimi që ata që janë në pushtet të ndihmojnë njëri-tjetrin në zgjedhjet lokale. VMRO-DPMNE do të ketë kandidatët e vet për kryetar komunedhe “Vlen”-i do të ketë kandidatët e vet për kryetar komune. Të dyja partitë do të kenë listat e tyre të këshilltarëve, por ne do ta ndihmojmë njëri-tjetrin aty ku është e nevojshme. Në raundin e dytë do të bashkëpunojmë me VMRO-DPMNE-në dhe partitë e tjera politike që janë pjesë e qeverisë nga komunitetet më të vogla”, tha Mexhiti.

Në pyetjen e gazetarëve se si do t’i komentonte ndërtimet pa leje në Çair, Mexhiti u përgjigj ekzistojnë mbi 500 mijë ndërtime pa leje  se në nivel shtetëror, ndërsa problemi nuk ekziston nga sot.

“Lidhur me ndërtimet pa leje, ne kemi një listë të numrave. Ka mbi 500 mijë ndërtesa të paligjshme në të gjithë shtetin, ndërsa Çairi është në mes të asaj liste. Duhet të shohim si është në komunat e BDI-së, të shohim si është në Saraj. Ky problem nuk është i sotëm. Disa herë është miratuar Ligji për legalizimin e Objekteve, problemi nuk mund të theksohet vetëm në Çair”, tha Mexhiti.

Ai përmendi se problemi më i madh është higjiena në Çair. Siç tha, pavarësisht faktit që qytetarët paguajnë taksë komunale, higjiena në qytetin e Shkupit dhe në Çair është në nivelin më të keq historik.

“Edhe krahas faktit që qytetarët paguajnë një takës për shërbimet, ata përballen me kushte johigjienike që kërcënojnë si shëndetin e tyre ashtu edhe mjedisin. Kryetari i komunës nuk doli për të kritikuar apo për të bërë fushatë, por angazhoi një kompani private sepse kompania publike nuk mbledh mbeturinat dhe ka një detyrim ligjor për ta bërë këtë. Kompania private duhej vetëm të përmbushte nevojat e qytetit të Shkupit dhe qytetarëve të tij”, tha Mexhiti.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *