
4
Gruaja e Kanye West publikoi në Instagram Stories një foto që ka marrë shumë reagime. Bianca Censori, sipas njerëzve në rrjete sociale, ka imituar stilin e ish-gruas së reperit, Kim Kardashian, duke pozuar vetëm me të brendshme.
30-vjeçarja u fotografua duke pozuar me të brendshme të kuqe, teksa linte shumë pak vend për imagjinatën. Ajo kishte veshur gjithashtu çorape të bardha dhe taka të zeza të larta.
Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen nuk ishin vetëm linjat e trupit që tregonte Censori me të brendshme, por edhe fakti që ajo dukej shumë si Kardashian, veçanërisht për shkak të flokëve të gjata dhe të zeza.
Grimi gjithashtu ishte i ngjashëm, me buzët e konturuara në ngjyrë kafe, të cilat i kemi parë shpesh te Kim Kardashiani.
Ndonëse fotoja ka disa ditë që është publikuar, sërish njerëzit në rrjet nuk ndalojnë së krahasuari.
“West u ka mësuar të njëjtat gjëra të dyjave” , tha një komentues.
Kjo nuk është hera e parë që Censori akuzohet se imiton Kardashianin.
Nga ana tjetër, Kardashian është akuzuar gjithashtu se ka kopjuar stilin provokues të Censorit. Në një postim më 13 shkurt, duke promovuar një bodysuit të SKIMS-it, ajo u shfaq me flokë të shkurtër.