June 1, 2025
ancelotti-3-768x491-1.webp.webp


Carlo Ancelotti edhe zyrtarisht është trajneri i ri i Brazilit.

Italiani mbajti sot konferencën e tij të parë si trajner i “Seleçaos”, i cili u shpreh i lumtur që mori drejtimin e 5-herë kampionëve të botës.

“Jam shumë i lumtur, shumë i emocionuar dhe mendoj se do të bëjmë një punë me shumë përgjegjësi. Falënderoj Federatën Kombëtare të Futbollit që më solli këtu, në Real Madrid , që më lejoi të negocioja transferimin. Jam shumë i lumtur, është një sfidë shumë e madhe. Gjithmonë kam pasur një lidhje me këtë vend. Është vërtet shumë i veçantë”, u shpreh Ancelotti.

Po ashtu në këtë konferencë ishte prezent edhe trajneri legjendar i “Seleçaos”, Luiz Felipe Scolari i cili i dorëzoi italianit xhaketën e famshme të bardhë të “Seleçaos”.

Brazili, në qershor do të përballet ndaj Ekuadorit dhe më pas ndaj Paraguajit, ndeshje këto të cilat janë të vlefshme për Botërorin 2026.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *