
Klubi i Karatesë “Arena Pejë” ka shkëlqyer edhe në turneun memorial ndërkombëtar “Ditët e Agimit”, i cili organizohet në nder të jetës dhe veprës së heroit tonë kombëtar, Agim Ramadani.
Ky turne mblodhi garues nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Presheva dhe trojet tjera shqiptare.
Sportistët tanë dëshmuan përkushtim, disiplinë dhe profesionalizëm, duke treguar edhe një herë se Klubi “Arena Pejë” është një ndër klubet më të organizuara dhe më të suksesshme në qytetin e Pejës dhe në nivel shtetëror.
Nxënësit e klubit “Arena Pejë” fituan gjithsej 7 medalje në kategori të ndryshme, prej të cilave:
2 medalje të arta
1 medalje të argjendtë
4 medalje të bronzta
Këto suksese të vazhdueshme e ngrisin lart emrin e klubit Arena si dhe qytetit të Pejës, duke qenë rezultat i punës profesionale dhe përkushtimit të trajnerëve.
Në këtë turne, drejtësinë në garat e zhvilluara e ndau me autoritet trajneri, Bajram Desku, me gradë ballkanike.