April 29, 2025
x240.jpg


Postuar: Prill 22, 2025 | 23:58

Leverkusen dhe trajneri i tyre Ksabi Alonso kanë një marrëveshje zotërinjsh për të lejuar largimin e spanjollit në verë, nëse një nga klubet ku ai luajti gjatë karrierës së tij profesionale e thërret atë.

x240

Lajmi është raportuar nga gazeta “AS” dhe e ka konfirmuar këtë të hënë në Madrid, drejtori ekzekutiv i skuadrës gjermane, Fernando Karro, i cili ndodhet në kryeqytetin spanjoll për çmimet “Laureus”.

“Ne kemi një marrëveshje xhentëlmenësh, që, nëse ndonjë nga skuadrat për të cilat ai ka luajtur (Sociedad, Liverpul, Bajern Mynih, Real Madrid dhe) vjen në klub, ne do të ulemi dhe do të flasim dhe nuk do të vendosim asnjë pengesë në rrugën e tyre”, pranoi Karro.

Duke qenë se asnjë nga tre të parët nuk po kërkon trajner, duket qartë se Reali është destinacioni i radhës nëse “Los Blancos” vendosin të largojnë trajnerin aktual Karlo Ançeloti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *