April 30, 2025
ramush-haradinaj-fatmir-limaj-1068x712-2.webp.webp


Haradinaj thotë se nëse Limaj bashkëpunon me Kurtin i bie të jetë “agjent i Serbisë”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është treguar i ashpër me kryetarin e NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Haradinaj ka thënë në ‘Pressing” të T7 se nëse Limaj bëhet shkaktar që t’i vazhdohet pushteti Albin Kurtit i bie të jetë “dorë e zgjatur e Serbisë”.

“Atëherë i bie që e zbuluam edhe një”, thotë Haradinaj.

“Nëse Fatmir Limaj bëhet shkaktar me vazhdu Albin Kurti atëherë është dorë e zgjatur e Serbisë, e kemi zbulu edhe një – e kemi pasur në ekip e s’e kemi dit. E paskemi pas të infiltru në radhët tona”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Express



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *