
Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës Sy m’Sy, ka deklaruar se kreu i SPAK, Altin Dumani meriton respekt.
“Nëse sot ka një SPAK dhe Altin Dumani që meriton respekt dhe solidaritet për të gjitha ato sulme barbare që i kanë bërë atij dhe familjes, kjo ndodh sepse sot ka drejtësi të pavarur nga pushteti politik”, deklaroi Rama referuar hetimeve ndaj zyratëve dhe personazheve të krimit.
Kreu i qeverisë theksoi se i kanë hyrë detit në këmbë me reformën në drejtësi, ndërsa iu drejtuar qytetarit “mendon se nuk e dinim që drejtësia e pavarur do na godiste neve”.
Ai shtoi se drejtësinë e pavarur nuk e solli as Amerika dhe as BE, por vetë ai dhe Partia Socialiste.
Edi Rama: Qeveria ime është e gjitha në detyrë dakord. Në procese me drejtësinë janë ish-ministra dhe nuk janë as sa çereku i qeverisë që unë kam sot, në numër, pa harruar se kam pasur mbi 60 ministra. Nëse sot ka ish-ministra, kryetarë bashkie, ose figura zyrtare me probleme të hapura me drejtësinë, si erdhi kjo ditë? E solli Zoti? E solli Amerika me aeroplan apo BE-ja me anije? Nuk ke parë kurrë një individ të fortë të lidhur me pushtetin, apo qoftë kriminele, të botës së krimit nga ata me damkë që të jenë nën goditjen e shpatës së drejtësisë.
Ke parë gjëra të kundërta me këtë. Ke parë qeveri, kryeministra që vrasin njerëz, këtu poshtë dritareve janë vrarë njerëz të pafajshëm, qytetarë që erdhën të protestojnë këtu. Ke parë qeveri që hedhin në erë zona të banuara, jo në film jo, në realitet këtu dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Ke pasur këtu ti presidentë që kanë hedhur Shqipërinë në humnerë, janë provokuar vrasjen 4000 njerëzve duke nxitur popullin të fusin lekët në piramida. Vinin me armë edhe me ato murtajat që mbahen në krah këtu para Kryeministrisë për të marrë pushtetin, ca honxho bondo që sot duan të bëjmë Shqipërinë madhështore. Dhe s’ke parë prokuror ti thërrasë këta, deri para pak ditësh.
Altin Dumanin kur e ke dëgjuar? E di ti që ai ka qenë prokuror në detyrë në vitet që flas, por atij nuk ia ke dëgjuar emrin, prokuror i përkushtuar, i ndershëm, por s’ka thirrur ndonjëherë ndonjë e ti thotë si i vrave 4 veta sepse nuk e kishte shpatën. Madje shefja e madhe e Altin Dumanit vetëm se çoi një copë letër për disa drejtues policie që hajde t’ju pyes çfarë ndodhi u gjend në pozitën të shihte kryeministrin në televizor të thoshte ‘është një lavire”. Më përfytyron dot mua që të dal dhe të them që kush vjen këtu poshtë dritares do ta vras dhe më përfytyron dot që ta vras vërtet. Më përfytyron dot që të dalë Dumani e të çojë letra për të thirrur dhe unë të dal në Tv dhe të them ai është lavire.
Është e paimagjinueshme sepse ky që shihni këtu, bashkë me PS, e kanë sjellë ditën për shqiptarët që shqiptarët nuk e kanë parë që nga 1912. Sepse ne kemi dorëzuar tek drejtësia shpatën e ndëshkimit që i takon drejtësisë.
Nëse sot ka një SPAK dhe Altin Dumani që meriton respekt dhe solidaritet për të gjitha ato sulme barbare që i kanë bërë atij dhe familjes, kjo ndodh sepse sot ka drejtësi të pavarur nga pushteti politik. Këtë drejtësi e solli PS, me mua në krye. Do apo s’do, dhe nëse e hodhëm këtë hap e i hymë detit në këmbë, mendon se nuk e dinim që drejtësia e pavarur do na godiste neve.