June 28, 2025
collage-28-780x439-1.webp.webp


Baseli mori një fitore të madhe në udhëtim ndaj Zurichut me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit zviceran.

Si shpeshherë këtë sezon, vendimtar për Baselin ishte ylli kosovar Xherdan Shaqiri.

Shaqiri në këtë ndeshje ishte autor i dy golave duke orkestruar kështu fitoren e madhe të ekipit të tij, që ishte shumë e rëndësishme në luftën për titull kampion.

Për golat dhe paraqitjen e tij gjatë 90 minutave, Shaqiri u vlerësua me notën 8.8 nga Sofascore duke qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar në fushë.

33-vjeçari pati gjithashtu 30 pasime të kompletuara, dy pasime kyçe dhe katër duele të fituara.

Pas 28 ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon në kampionatin zviceran, Shaqiri numëron 13 gola dhe 14 asistime.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *