June 28, 2025
fdhfgj.jpg


Lushnjarët mbylli përgatitjet për duelin me Korabin, që do ta luajnë sot, ora 15:00, në fushën sportive të Plugut. Përballja me dibranët është e fundit për këtë sezon, që Lushnja e luan në shtëpi.fdhfgjSkuadra e drejtuar nga trajneri Erion Xhafa ka si objektiv fitoren, si e vetmja alternativë për të siguruar vendin në zonën “play off”. Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri Xhafa tha se fitorja me Korabin i ndihmon për të realizuar objektivin që kanë.

“Ndeshja është përgatitur si gjithmonë me seriozitet, me dëshirë dhe respekt ndaj kundërshtarit. Atmosfera është e mirë, pasi fitoret ndihmojnë. Djemtë po stërviten me dëshirë dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e takimit dhe të momentit ku gjendemi. Duam ‘play off’-in dhe për të arritur aty na duhet të sakrifikojmë. Të luftojmë për të fituar të dyja ndeshjet e mbetura. Kemi disa lojtarë të dëmtuar, të cilët po mundohemi t’i rikuperojmë. Shpresojmë që të dielën të jemi të gjithë në dispozicion. Parashikoj një ndeshje të vështirë, siç kanë qenë të gjitha ndeshjet. Kush e njeh këtë kategori e di mirë vështirësinë që ka. Kemi përballë një kundërshtar që do të luftojë deri në minutën e fundit për të arritur objektivin. Nga ana tjetër, ne jemi të përgatitur dhe i kemi të gjitha mundësitë për të arritur fitoren, pasi dëshirojmë të shkojmë në ‘play-off’. Duam të rrisim cilësinë e skuadrës, por edhe eksperiencën”.

4 OBJEKTIVAT– “Djemtë duhet të kuptojnë rëndësinë që ka arritja e ‘play off’-it. Nëse duam të ndërtojmë diçka të mirë, atëherë duhet të luftojmë deri në minutën e fundit për të fituar. Vetëm kështu mund të ndryshojmë mentalitetin dhe të kthehemi sa më shpejt, në një skuadër pretendente. Korabi është një skuadër e fortë dhe agresive, e përbërë me lojtarë me eksperiencë në këtë kategori. Do të gjejmë një skuadër të motivuar, pasi luan për t’i shpëtuar ‘play out’-it. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Ekipi që do të gabojë më pak do të jetë më afër fitores. Objektivi i skuadrës nën drejtimin tim ka qenë dhe do të jetë, fitimi i çdo ndeshje. Sigurisht që është e pamundur t’i fitosh të gjitha, por ky duhet të jetë mentaliteti për të arritur çdo objektiv që vendosim në rrugëtimin tonë. Çdo skuadër në fillim të kampionatit ka katër objektiva kryesorë për të arritur në momente te caktuara gjatë rrugëtimit. Objektivi i parë, të shpëtosh sa më shpejt nga rënia direkt nga kategoria. Objektivi i dytë, të mënjanosh “play out”- in, sepse kush e ka luajtur e di mirë stresin dhe sikletin që mbart. Objektivi i tretë, të ngjitesh direkt në Superiore duke fituar kampionatin, ose duke u renditur në vendin e dytë.

Objektivi i katërt, sigurimi i një vendi në ‘play off’, i cili të jep mundësinë për të luftuar për t’u ngjitur në Superiore. Për të realizuar këto objektiva, të cilët vijnë në momente të ndryshme të kampionatit, duhet të luftosh për të fituar çdo ndeshje. Deri tani kemi realizuar objektivin e parë dhe të dytë, i treti është i pa mundur, pasi nuk na lejon matematika. Na ka mbetur i katërti dhe për këtë duhet të luftojmë deri në fund. Uroj ta realizojmë edhe këtë objektiv pasi e meriton skuadra, por edhe qyteti. Mendoj se fitorja me Korabin ndihmon në shumë aspekte, nëse duam të shkojmë në ‘play off’. Të shohim pak më larg se kaq, duhet t’i fitojmë të dyja. Jemi një ekip që vitet e fundit kemi vuajtur shumë. Prandaj uria për të fituar nuk duhet te venitet kurrë”, deklaroi tekniku i lushnjarëve, Erion Xhafa.

Dibranët i pret një transfertë të vështirë në Lushnjë. Skuadra e drejtuar nga Alfred Deliallisi kërkon rezultatin pozitiv për të realizuar mbijetesën, pa pasur nevojën e ndeshjes shtesë.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, qendërmbrojtësi i Korabit, Roland Disha, u shpreh: “Ekipi vazhdon me stërvitje mjaft intensive dhe serioze. Po bëjmë më të mirën për të marrë rezultatin që na duhet në këtë takim. Korabi, çdo ndeshje e ka pasur si finale. Për ne janë edhe dy finale. E para është kjo me Lushnjën dhe futemi në fushë për të marrë pikët që na mungojnë. Mendoj se do të jetë një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja ekipet, pasi dihen objektivat e të dy klubeve. Kam besim se do të arrimë tri pikët në këtë ndeshje. Lushnja ka një ekip shumë të mirë. I vlerësoj dhe i respektoj, pasi kam qenë pjesë e Lushnjës për një sezon e gjysmë, i një qyteti që e do futbollin. Gjithsesi, Korabi futet në fushë vetëm me një objektiv, për të marrë tri pikët. Kam besim se do ta mbyllim kampionatin pa ndeshje shtesë”.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *