June 28, 2025
kasidenti-greqi-770x434-1.jpg


Një aksident trafiku me përplasje mes dy mjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e  Agia Varvarës, afër  Karystos në Greqi, konkretisht në km 4 të rrugës kryesore që të çon në Lepoura.

Një automjet, i drejtuar nga një shtetas shqiptar 35 vjeç është përplasur kokë më kokë me një mjet që lëvizte në drejtim të kundërt (në drejtim të Karystos) që drejtohej nga një 75-vjeçar grek.

Përplasja e dhunshme ka sjellë përmbysjen e mjetit të parë dhe vdekjen e një pasagjeri 42-vjeçar, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë katër persona të tjerë, drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë të tjerë grekë, 33, 34 dhe 33 vjeç (ky i fundit më i lehtë). I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit të dytë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të liruar fatkeqin dhe të plagosurin. Komisariati përkatës po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve që çuan në ngjarjen e rëndë.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *