April 18, 2025
IMG_0981.png


Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ishte sot pjesë e tryezës teknike për forcimin e rolit të prokurorëve në luftën kundër krimeve zgjedhore, organizuar në Tiranë nga OSBE dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Ai u shpreh se të gjitha institucionet e linjës, prokurorët e posaçëm, policia gjyqësore kanë kapacitet e duhura dhe angazhimin maksimal ndërinstitucional, për të arritur rezultate në parandalimin dhe marrjen e masave për krimet zgjedhore, ndërsa vuri në dukje një sërë masash që janë marrë me synim rritjen e eficiencës për bashkëpunimin mes institucioneve në këtë aspekt.

“Falë bashkëpunimit me partnerët tanë tashmë kemi arritur në një fazë tjetër të rëndësishme që lidhet me përgatitjen e institucionit të Prokurorisë në drejtim të procesit zgjedhor”, tha ai.

Prokurori i Përgjithshëm vlerësoi angazhimin e shoqërisë civile në bashkëpunimin me institucionet në luftën kundër krimeve zgjedhore.

 

“E rëndësishme sjellja në një tryezë e shoqërisë civile, që ka spikatur me rolin e saj në fushën zgjedhore dhe krimin zgjedhor dhe të atyre që janë në terren si prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore. Në këtë kontekst shkëmbimi i eksperiencave, diskutimi për prioritetet në hetimin e krimeve zgjedhore, por dhe njohja e prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore me fenomenet për parregullsitë që vihen re gjatë procesit zgjedhor, vlerësimin e tyre në një pjesë të rasteve si shkelje të ligjit që përbën vepër penale, do të jetë risi jo vetëm në ndërgjegjësimin e prokurorëve dhe oficerëve të policisë për atë që ndodh gjatë procesit zgjedhor por do t’i bëjë ata edhe më të ndjeshëm për të kuptuar rëndësinë e rolit tonë gjatë këtij procesi. Ajo që ne synojmë është transmetimi i shpejtë i informacionit, vlerësimi në kohë reale ndaj çdo sinjalizimi për çdo shkelje që bëjnë vepër penale”, tha ai



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *