August 2, 2025
WhatsApp-Image-2025-04-03-at-8.58.57-PM.jpeg


Spitali “Isa Zllami” në Bajram Curri, Tropojë, po përballet me kushte të vështira dhe mungesë mbështetjeje nga autoritetet kompetente. Qytetarët e zonës shprehin shqetësimin për neglizhencën e institucioneve shëndetësore, duke theksuar se shpesh u sugjerohet të kërkojnë ndihmë mjekësore në Gjakovë, Kosovë, për shkak të mungesës së shërbimeve adekuate në spitalin lokal. Kjo situatë ka shkaktuar indinjatë mes banorëve, të cilët e konsiderojnë këtë një neglizhencë të madhe nga ana e autoriteteve shëndetësore.

Përgjegjësia për këtë situatë, sipas qytetarëve, bie mbi Ministrinë e Shëndetësisë, që nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për përmirësimin e kushteve, përkundrazi kanë toleruar një situatë të papranueshme.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *