March 31, 2025


Intervenimi i zjarrfikësve të Koçanit në shuarjen e zjarrit dhe shpëtimin e të rinjve në diskotekën “Puls” ishte sakrifikues dhe i guximshëm. Dhjetë ditë pas tragjedisë edhe tek ata ende është i pranishëm shoku nga pasojat që i shkaktoi zjarri edhe pse në punën e deritanishme janë ballafaquar me një sërë sfidash.

Tre zjarrfikës kanë pësuar djegie dhe probleme të frymëmarrjes, ku dy janë me lëndime të lehta, ndërsa për shkak të thithjes së tymit toksik dhe lëndimeve trupore, komandanti i NJTZ – Koçan, Dragan Apostollov, ka përfunduar në Klinikën e toksikologjisë në Shkup. Sipas informacioneve të fundit, ai është duke u rikuperuar dhe ndihet mirë, ndaj pritet që javën e ardhshme të lirohet për trajtim në shtëpi.

Pavarësisht numrit të pamjaftueshëm të zjarrfikësve dhe pajisjeve të rrënuara, NJTZ – Koçan, së bashku me kolegët nga Shoqëria vullnetare kundër zjarreve nga Koçani dhe nga Njësiti territorial kundër zjarreve nga Vinica, Shtipi, Probishtipi dhe Sveti Nikolla kanë intervenuar sipas mundësive dhe parandaluan që në këtë katastrofë të ketë të viktima të tjera dhe të lënduar.

Како одговор на итното барање на македонските власти, Турција испрати два медицински авиони за евакуација.

Mbështetje dhe mirënjohje për sakrificën e tyre morën edhe nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova e cila e vizitoi NjTKZ -Koçan dhe shprehu mirënjohjen për veprimin e ndërmarrë në ngjarjen tragjike.

Në NJTZ – Koçan me vite nuk ka pasur ndryshim domethënës në personel, gjegjësish janë 16 punonjës, megjithëse sipas popullsisë së territorit që mbulojnë duhet të jenë të paktën 33. Përveç në Komunën e Koçanit, ata kanë obligim që të intervenojnë në komunat fqinje Zërnovc dhe Çeshinovë-Obleshevë. Bllok – granti vjetor që marrin nga Ministria e Punëve të Brendshme është diçka më pak se 10,5 milionë denarë i cili duhet të mbulojë bruto pagat dhe obligimet tjera. Gjithashtu, Komuna merr pjesë me mjetet e veta buxhetore.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes dhe vendosjen e çmimeve për shërbimet ndërmjet komunës së Koçanit dhe dy komunave fqinje, ata duhet të marrin pjesë financiarisht për shërbimet e ofruara. Ajo marrëveshje nuk është respektuar asnjëherë, pavarësisht paralajmërimeve nga ana jonë. Praktikisht, po punojmë me 45 për qind të Rregulloreve të përcaktuara ligjore të zjarrit, gjegjësisht një person punon për dy vende pune, ndërsa mosha mesatare e zjarrfikësve është 48 vjeç. Parku i automjeteve është i vjetër, i blerë kryesisht nga donacione dhe Komuna e Koçanit mezi mund të sigurojë servisim e lëre më të sigurojë automjete, pajisje dhe këpucë të reja, qoftë edhe përmes projekteve nga Rajoni planor dhe të ngjashme, sepse konsiderohet se nevojat tona janë plotësuara”, theksoi komandanti i NJTZ Apostollov.

Sipas evidencës së NjTKZ- Koçan, nga fillimi i këtij viti e deri në rastin e fundit tragjik, zjarrfikësit kanë pasur gjithsej 58 intervenime, nga zjarret në pyje, fushë dhe objekte e deri te ofrimi i ndihmës në disa aksidente trafiku ku ka pasur edhe dy viktima.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *