
Pavarësisht problemeve të tij me lojërat e fatit, që çuan në një pezullim të gjatë, nuk ka pasur kurrë asnjë dyshim për talentin e Sandro Tonalit.
Ish-lojtari i Brescias dhe Milanit është kthyer në lojë për më pak se një vit, dhe tashmë ka klube që pyesin nëse ai mund të largohet nga Newcastle United.
Mediat shkruajnë se Barcelona është në mesin e këtyre klubeve, së bashku me gjigantët italianë Juventusin dhe AC Milanin, të cilët duken të etur për një rikthim për 24-vjeçarin.
Ata po monitorojnë lojtarin, ku Caught Offside madje shkojnë aq larg sa thonë se palët italiane besojnë se ai mund të jetë i disponueshëm për rreth 60 milionë euro.
Megjithatë, Neëcastle nuk ka ndërmend ta lërë të shkojë dhe do të përpiqet të bllokojë çdo përpjekje.
Tonali ka tre vjet të mbetura në marrëveshjen e tij në St. James’ Park dhe sipas të gjitha gjasave duket i vështirë largimi i tij, duke parë edhe pagën.
Nëse ndonjë prej këtyre klubeve nuk mund ta bindë Tonalin të largohet i pari, atëherë ndoshta klubet mund të përdorin çështjet e Fair Play-it financiar të Newcastle duke negociuar shitjen e tij.