March 25, 2025


Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me turoperatorët në Vlorë, ironizoi një premtim të vjetër të Lulzim Bashës për ndërtimin e një trami në Tiranë.

Duke iu përgjigjur kërkesës së një operatori turistik për ndërtimin e një trami në Vlorë, Rama e shfrytëzoi rastin për të thumbuar Bashën.“Për tramin në Vlorë të thashë, do të na duhej Luli.

Ne nuk dimë të bëjmë trame, Luli ka bërë një tram në Tiranë, i cili, siç e kanë parë qytetarët, është shumë i suksesshëm dhe kapërcen gjithë problematikat e trafikut. E kishte planin që ta çonte deri në Durrës, por, për shkak se e zuri gjumi, e la vetëm në Tiranë,” u shpreh Rama me ironi.

Kryeministri shtoi se shpreson që Vlora të mos e kërkojë Lulzim Bashën si kryetar bashkie, duke vijuar ironinë për ish-kreun e Partisë Demokratike dhe projektet e tij të parealizuara.

” Nuk e di sa mund të bashkëpunohet me të, për shkak të tramit, por mos na mërzitet Vlora dhe na kërkon Lulin kryetar bashkie,” tha ai.

Source link



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *