Drenusha Latifi ka reaguar ashpër pas deklaratave të Olsa Muhametit, producente e Big Brother VIP Kosova, lidhur me përfshirjen e ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh, në formatin e tretë të BBVK.
Në një deklaratë publike, Olsa sqaroi se futja e Atillës në BBVK3 nuk ishte e jashtëligjshme, duke argumentuar se ai nuk ishte dënuar për dhunë fizike.
Kjo deklaratë ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të Drenushës, e cila e cilësoi atë si një “lojë fjalësh” dhe një tentativë për të manipuluar opinionin publik.
“Dhuna nuk është një akt që ndodh ‘ligjërisht’, por është një realitet i rëndë për viktimat. Deklarata e saj është një lojë me fjalët dhe një tentativë për të manipuluar opinionin”, – shkroi Drenusha në një postim në Instagram.
Ajo gjithashtu theksoi se ka tri procese gjyqësore në vazhdim kundër Atillës, një civil dhe dy penale, të cilat dëshmojnë për dhunën që ajo pretendon se ka përjetuar.
Drenusha e cilësoi deklaratën e Olsës si “skandaloze, denigruese dhe skajshmërisht të dëmshme për secilën grua që ka përjetuar dhunë”, duke nënvizuar rëndësinë e zbatimit të Konventës së Stambollit, të cilën shteti është i obliguar ta respektojë për të mbrojtur viktimat e dhunës.
Në fund të reagimit të saj, ajo paralajmëroi padi ligjore ndaj Olsa Muhametit, duke e akuzuar atë për minimizimin e një çështjeje të ndjeshme dhe përhapjen e mesazheve të rrezikshme për gratë që kanë përjetuar dhunë. too
You may also like
-
Sekreti për të parandaluar prishjen e dhëmbëve mund të fshihet në gojën tuaj gjatë gjithë kohës
-
Yll Limani njofton pauzë nga performancat në klube për vitin 2026
-
LAJMI I FUNDIT : Aksion i madh i policisë në Zubin Potok
-
Juli kritikon Albin Kurtin, a është normal ky Albini allahile
-
Vuçiqi: Rendi botërorë ka rënë, Kosova po armatoset me shpejtësi
