March 15, 2025


Nën kryetari i BDI-së Bujar Osmani duke komentuar qëndrimin e kryeministrit Mickoski se nëse anëtarët e Këshillit gjyqësor nuk japin dorëheqje atëherë do të flet populi, Osmani në profilin e tij në Facebook shkroi se është mirë që protestuesit të kalojnë edhe kah Gjykata Kushtetuese. Sipas Osmanit Kryetari i kësaj gjykate sillet sikur të jetë kryetar dege i partisë në pushtet.

”Kur qeveria fton popullin në protestë kundër Këshillit Gjyqësor, është mirë të kalojnë edhe nga Gjykata Kushtetuese, ku kryetari i saj sillet si të ishte kryetar dege i partisë në pushtet, e jo kryetar i organit më të lartë të drejtësisë në vend”, shkroi Osmani në Facebook.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *