
Gjiganti Kinez i teknologjisë Xiaomi po përgatitet të hedhë në treg SUV-in më të fundit elektrik quajtur YU7 i cili ka një distancë prej 770 kilometrash me një karikim të vetëm.
Makina do të jetë SUV i parë i Xiaomi që mbërrin treg këtë Verë dhe do të konkurrojë me Tesla Model Y. Automjeti do të kombinojë veçori të një SUV-i tradicional me një bateri dhe përshkon distanca mes 675 deri në 760 km.
Tesla filloi dërgesat e modelit të rifreskuar Model Y në Shkurt. Varianti me distancë të madhe i kompanisë përshkon deri në 719 km me një karikim të vetëm nga 688 km që ka qenë me modelin e kaluar.
Varianti me gomat e pasme aktive përshkon 593 km nga 554 km. /PCWorld Albanian