
Federata Shqitare e Futbollit ka prezantuar të premten fanellat që lojtarët e Shqipërisë do t’i veshin në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Fanellat e reja, lojtarët do t’i veshin që nga ndeshja e 21 marsit me Anglinë.
Fanella e parë është e kuqe, e dyta e bardhë dhe e treta e zezë.
FSHF-ja ka shkruar se fanellat përfaqësojnë “një skuadër të bashkuar fort, një shpirt të mbushur plot, një komb që mbetet gjithmonë krenar”.
VIDEO: