March 14, 2025
bruno-780x439-1.png


Manchester United ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Evropës, pasi eliminoi Real Sociedadin me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë në Old Trafford, spanjollët fituan një penallti dhe nga aty i saktë u tregua Mikel Oyarzabal.

Por, gëzimi i tyre zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi edhe Djajtë e Kuq fituan një penallti me anë të Patrick Dorgu që u rrëzua në zonë nga lojtari i Sociedadit.

Nga 11 metra, i saktë u tregua Bruno Fernandes (16’), duke i barazuar shifrat në 1-1.

Mesfushori portugez doli të ishte heroi i Manchester United, pasi sërish shënoi nga penalltia.

Në minutën e 50-të, Bruno Fernandes sërish doli përballë portierit të Sociedadit dhe për të përmbysur rezultatin në 2-1.

Portugezi kompletoi het-trikun e tij në minutën e 87-të, kur u asistua nga Alejandro Garnacho.

Diogo Dalot (90+1′) realizoi golin e katër për Djajtë e Kuq, për rezultatin final 4-1 dhe i përgjithshëm 5-2.

Në çerekfinale, Manchester United do të përballet me Lynonin që eliminoi FCSB-në.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *