March 14, 2025
hykmete-bajramii.png


Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar Qeverinë për gënjeshtra në lidhje me rritjen e çmimeve të artikujve ushqimorë. Ajo ka theksuar se Qeveria po përpiqet të shmangë përgjegjësinë duke fajësuar LDK-në dhe Gjykatën Kushtetuese për ndalimin e masave kundër rritjes së çmimeve.

“Prej dy vitesh, partia në pushtet ka gënjyer qytetarët duke thënë se kinse LDK-ja, përmes Gjykatës Kushtetuese, ia ka ndaluar Qeverisë të marrë masa kundër rritjes së çmimeve. E vërteta qëndron krejt ndryshe!” ka shkruar Bajrami në një postim në rrjetet sociale.

Ajo ka cituar ish-kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se vendimi i gjykatës nuk e ndalon shtetin të ndërhyjë për të parandaluar rritjen e çmimeve, por vetëm e bën të qartë se kjo kompetencë nuk mund t’i jepet Kryeministrit apo Ministrit.

“Pra, shteti ka mundësi përmes institucioneve të pavarura të ndërhyjë për të parandaluar rritjen e çmimeve, por është antikushtetuese që këtë kompetencë ta marrë Kryeministri apo Ministri,” ka shkruar Bajrami.

Ajo ka akuzuar Qeverinë se nuk ka pasur vullnet për të parandaluar rritjen e çmimeve dhe se ka kërkuar vetëm fajtorë imagjinarë për të mbuluar dështimet e veta.

“Pra, kjo Qeveri kurrë nuk ka pasur vullnet për të parandaluar rritjen e çmimeve – veç sa ka kërkuar fajtorë imagjinarë për të mbuluar dështimet e veta,” ka përfunduar Bajrami.

Postimi i Plotë:

Përballë rritjes së madhe të çmimeve të disa artikujve ushqimor është koha të shpërfaqim disa të vërteta

Prej dy vitesh, partia në pushtet ka gënjyer qytetarët duke thënë se kinse LDK-ja, përmes Gjykatës Kushtetuese, ia ka ndaluar Qeverisë të marrë masa kundër rritjes së çmimeve.

E vërteta qendron krejt ndryshe!

Dëgjone ish kryetarën e Gjykatës Kushtetuese se çfarë thotë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. Pra, shteti ka mundësi përmes institucioneve të pavarura të ndërhyjë për të parandaluar rritjen e çmimeve, por është antikushtetuese që këtë kompetencë ta marrë Kryeministri apo Ministri.

Pra, kjo Qeveri kurrë nuk ka pasur vullnet për të parandalur rritjen e çmimeve – veç sa ka kërkuar fajtorë imagjinarë për të mbuluar dështimet e veta.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *