
Luzi e ka marrë direkt veten pa humbjes me Ilirinë, ku të shtunën mposhtën Adriatikun në transfertë në shifrat 4-0.Ky takim është dominuar nga luznjakët, ku Balla dhe Jakubu shënuan nga dy gola secili. Loja nis me presionin e miqve, që kërkonin me çdo kusht fitoren.
Në të 10-ën Herdi Balla me një gjuajtje shtriras nga 18 metra, gjen të papërgatitur portierin Pllumbi dhe 1-0 për Luzin. Pas tre minutash mund të dyfishonin, por gjuajtja e Zates preku shtyllën pingule. Në të 34-ën, një shpërthim i Ballës brenda zonës detyron Kodrën të shkaktoj penallti dhe vetë Balla e kthen në gol, 2-0 u mbyll pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, Adriatiku ushtron presion në portën e Luzit, por portieri Mati shkëlqeu me disa pritje të bukura. Në minutat e fundit të takimit, Osma gjen bashkëpunimin me 19-vjeçarin ganez, Jakubu, që dy asistet i i shndërroi në gola në minutat 86 dhe 91. Me fitoren 4-0 të Luzit u mbyll takimi.
Largohet Pashja- Luzi 2008 ka fituar në fundjavën e shkuar me “poker”, 4-0, kundër Adriatikut. Kjo fitore e çon Luzin në krye në kuotën e 44 pikë, por Iliria ka dhe 1 ndeshje për të luajtur sot ndaj Gramshit, që në rast fitoreje rikthete në vend të parë. Fitore e fundit e Luzit nuk e ka fshirë dot nga memoria atë humbje të para një jave, 2-0 në shtëpi, këndër Ilirisë. Ndëro më herët Luzi u mund edhe nga rivali tjetër Sopoti. Aq shumë kanë lënë shenjë këto dy humbje te drejtuesit e Luzit, sa i kanë kushtuar postin e trajnerit peqinas, Lorenc Pashja.
Klubi i Luzi 2008 ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Lorenc Pashja pas ndeshjes me Adriatikun. Me anë të një deklarate, klubi falënderon trainerin Pashja për punën e bërë, por nuk kapërdin dot lëshimin e vendit të parë. Siç ndodh shpesh në futboll, në raste zhgënjimesh ai që “paguan” është trajneri dhe kështu ka ndodhur edhe me Pashjen. Ndërkohë që burime brenda klubit sqarojnë se është biseduar dhe rënë dakord që mbrojtësi Hidri të rikthehet përsëri në ekip. Me sa duket palët, pas gjaknxehtësisë dhe dyshimeve pas humbjes me Ilirinë, janë bindur për të kundërtën, duke e hequr pezullimin. Abdulla Dushku /Feriz Ferizaj
ADRIATIKU – LUZI 2008 0-4
GOLAT: Balla 10’, 36’(11-m), Jakubu 86’, 90+1’
ADRIATIKU: Pllumbi, Kodra, Mala (Gjoka 80’), Mustaka, Domi, Hasani, B. Loci, Torra, Mema (E. Loci 65’), Elezi, Thana (Qato 78’). Trajner: Ded Mehmeti
LUZI 2008: Mati, Xhika, Laho, Balla (Hasa 74’), Osma, Azizaj, Goga, Kullaj, Soumahoro (Morina 74’), Zate (Çeliku 74’), Peqini (Jakubu 58’). Trajner: Arvist Gjata
Karton i verdhë: Mustaka 77’
Gjyqtarë: K.Qëndro, N.Likaj, D.Hajrullaj (Vlorë)
Vëzhgues: Denis Agaraj (Tiranë)
Delegat: Krenar Alimehmeti (Tiranë)
Tërbuni zhgënjen në shtëpi, 3 gola shënohen me penallti
Beteja e maleve, Sopoti fiton në Pukë
TËRBUNI – SOPOTI 1-3
GOLAT: Gjini 74’(11-m)/ Amoumane 53’, Myslimi 78’ (11-m), Goçi 87’(11-m)
TËRBUNI: Boakye, Leka (Vincent 54’), Troshani, Vecaj, Konate (Filipi 53’), Nika (Këndezi 46’), Gjini, Diaby (Temja 46’), Kokoza, Zere, Laçeja. Trajner: Sinan Bardhi
SOPOTI: Hasfatija, Ferhati (Bicaj 89’), Tanushi, Amoumane, Aminu, Myslymi, Broshka, Ukaj, Sejni, Nayara (Feza 90’), Momoh (Goçi 63’). Trajner: Besnik Kola
KARTONË TË VERDHË: Temja 57’/ Goçi 90’
GJYQTARË: A. Beqiri, K. Hoxha, K. Shehu (Tiranë)
VËZHGUES: Prek Pjetrushi (Lezhë)
DELEGAT: Ridvan Kulli (Lezhë)
Sopoti i jep leksion Tërbunit në fushën e vet, duke marrë një fitore me vlera në Pukë në shifrat 3-1. E veçanta e këtij takimi ishte se tre nga katër golat e kësaj sfide u shënuan me penallti. Me këtë fitore librazhdasit ruajnë hapin me kreun duke synuar deri në fund ngjitjen në Kategorinë e Parë. Pukjanët e nisin mbarë takimin, ku patën raste të pastra për shënim me Gjinin, Laçeja, Kante e Vecaj në minutat 1, 17, 19, 27 dhe 30, por pa rezultat. Për këtë ishte merita e portierit dhe mbrojtjes mike. Zgjohen miqtë dhe rrezikojnë me Myslymin e Amoumane, por pjesa e parë mbyllet në shifrat 0-0. Pjesa e dytë ka nisur me zëvendësime për të dyja ekipet. Miqtë arrijnë të shënojnë në të 53’ me Amoumane. Në të 74-ën baraspeshohet rezultati. Vecaj merr një top e dërgon te Laceja, që pengohet në zonë dhe 11-metërsh. Gjini shënon nga pika e bardhë dhe 1-1. Në të 78-ën, penallti për miqtë, që e kthen në gol Myslymi, 1-2. Edhe goli i tretë për Sopotin vjen nga pika e bardhë. Këtë herë është Gonxhaj, që e dërgon rezultatin në 1-3. Në vazhdim nuk ka më histori dhe janë miqtë nga Librazhdi ata që marrin maksimumin në stadiumin e Pukës. GANI PEMA
Murlanin mundet edhe nga Albanët
Fati i Murlanit në këtë sezon u përcaktua që në javët e para, kështu që çdo kundërshtar mundohet të rregullojë golavarazhin ndaj skuadrës nga Vau i Dejës. Këtë gjë ka bërë edhe skuadra e Albanëve, që ka fituar në shifrat 3-0 në transfertë. Golat për kryeqytetasit u shënuan nga Petritaj në minutën e 14-të, Ahmetaj në të 54-ën dhe Spahiu vulosi suksesin në minutën e 57-të. Me këtë trepikësh Albanët janë ngjitur në renditje duke u pozicionuar në vendin e shtatë me 23 pikë. Ndërsa Murlani mbetet i fundit me vetëm 1 pikë në 18 javë kampionat.
MURLANI – ALBANËT 0-3
Golat: Petritaj 14’, Ahmati 54’, Spahiu 57’
Murali: Ndreka, Xhaferri, Çereku, Velaj, Pepaj, Preza, Lushi, Frroku, Muka, Daci (Shala 35’), Muriqi (Rica 77’). Trajner: V. Pepaj
Albanët: Lenja, Mania (Gaxhaj 61’), Çuni, Shembitraku, Rexhmati, Petritaj (Mostafa 46’), Spahiu (Omar 61), Olatunbosun (Muhamad 46’), Methoxha, Abazi, Ahmati. Trajner: A.Birçe
Kartonë të verdhë: Abazi 59’, Methoxha 62’, Çuni 87’
Gjyqtarë: M.Syziu, R.Gashi, F.Behari (Durrës)
Delegat: I. Shordja (Tiranë)
Vëzhgues: K. Braja (Tiranë)
Në Koplik
Veleçiku në formë, bie Naftëtari
VELEÇIKU – NAFTËTARI 2-1
GOLAT: Shekaj 15’, Pepa 32’(aut)/ Gjishti 42’
VELEÇIKU: Lopçi, Çokaj, Banushi, Rrustemaj, Kaçaj, Bzheta, Hoti, (Ndreca 87’), Kuka, (Smakaj 73’), Pjetraça, (Uldedaj 77’), Rragami, Shekaj. Trajner: Besnik Duli
Naftëtari: Birja, Gjishti, Salca, Çaço, Lala (Koço 82’), Godoj, Adebajo, Serna, Vrapi, Karaj (Ibrahim 73’), Pepa (Karakashin 83’), Trajner: Endri Koroveshi
KARTONË TË VERDHË: Pepa 50’, Pjetraca 75’
GJYQTARË: E Hysa, E Cena, Xh Mile (Tiranë)
VËZHGUES: Agron Kastrati (Shkodër)
DELEGAT: Sabri Kalleshi (Shijak)
Takimi Veleçiku-Naftëtari i luajtur në qytetin e Koplikut është dominuar tërësisht nga vendasit, të cilët kanë zgjidhur fitoren që në pjesën e parë. Në të 15-ën, pas një goditje këndore, Banushi jep një asist për Shekaj, i cili me kokë realizon golin e parë. Vetëm 17 minuta më vonë, një kros brenda zonës së Naftëtarit, Rrustemaj me kokë gjuan fort dhe topi preket nga Pepaj dhe autogol. Miqtë në fund të pjesës së parë shkurtojnë distancën me një goditje nga këndi. Gjishti me kokë e çon topin ne rrjetë. Fragmentin e dytë, loja më shumë u zhvillua në mesfushë. Edhe pse u kryen zëvendësime nga dy pankinat, rezultati nuk ndryshoi. BASHKIM RAMEKAJ
Besëlidhja përmbys Basanian me dygolëshin e Markut
BASANIA – BESËLIDHJA 1-2
Golat: Leka 36’/ D.Marku 71’ (11-m), 88’
Basania: Hasani, Nikaj, Ard. Hoxhaj, Vanegas, Leka, Daija (Barrozo 76’), Ars.Hoxhaj (Karem 84’), Shimaj, Kikshiqi, Muhaj, Er.Curri. Trajner: R. Mlloja
Besëlidhja: Gjoka, Alcani, Ruqi, Perlesi, Dedaj (Tatej 66’), Allamani, D.Marku, Shabanaj (Fuçia 38’), Hajderaj, Vukaj, Kaceli. Trajner: E.Dalipi
Kartonë të verdhë: Ars.Hoxhaj 34’, Vanegas 61’, / Kaceli 23’,Ruqi 64’
Gjyqtarë: B.Kaimi, A.Kyçyku (Tiranë), P.Puto (Gjirokastër)
Delegat: H.Çelmeta (Shijak)
Vëzhgues: D.Salaj (Shkodër)
Besëlidhja është rikthyer te fitorja, duke marrë një fitore shprese në transfertë. Të besuarit e trajnerit Edmond Dalipi arritën të marrin një trepikësh me përmbysje ndaj Basanias, ku, padyshim, përcaktues ishin dy golat e David Markut, që u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes. Padyshim një trepikësh shprese për lezhjanët, që shpresojnë që të renditen në zonën “play off”, në mënyrë që të shfrytëzojnë mundësinë shtesë për ngjitjen në Kategorinë e Parë. Pjesa e parë u mbyll me fitoren 1-0 të Basanias, ku për vendasit shënoi Leka në minutën e 36-të. Pjesa e dytë ka folur për lezhjanët, që në minutën e 71-të barazojnë shifrat me penallti me anë të Markut. Dy minuta nga fundi, është sërish Marku ai që del në skenë, duke shënuar e duke i dhënë Besëlidhjes një fitore me vlera.
PANORAMASPORT.AL
