Postuar: Shkurt 23, 2025 | 14:29
Komo ka marrë fitoren e dytë radhazi në Serinë A, pas asaj në javën e shkuar kundër Fiorentinës. Skuadra e Fabregas ka mposhtur me shifrat 2-1 Napolin.
Në minutën e 7-të, Amir Rrahmani shkaktoi autogol duke kaluar në epërsi Komon. Festa nuk zgjati shumë pasi Raspadori riktheu baraspeshën në të 17-ën. Kështu u mbyll pjesa e parë.
Ndërsa në të dytën u shfaq supertalenti Asan Diao i cili realizoi një gol të bukur për Komon duke i dhënë dhe fitoren.
Pas këtij triumfi, skuadra e Fabregas ngjitet në vendin e 13-të me 28 pikë ndërsa Napoli humbet kreun dhe pozicionohet në vendin e 2-të me 56 pikë, 1 më pak se Interi kryesues.
KOMO 2-1 NAPOLI
7′ Rrahmani (AU), 77′ Diao/ 18′ Raspadori
GOLI I DIAO (VIDEO)
GOLI I RASPADORIT (VIDEO)
AUTOGOLI I AMIR RRAHMANIT (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL
You may also like
-
“Vendosëm ta mbanim skuadrën të vogël”, Kompani shpjegon pse Bajerni nuk kishte nevojë për…
-
U tërhoq nga volejbolli prej gjoksit të madh, tani shënon me “zhytje” në… Only Fans
-
VIDEO/ Transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier Ligës, sulmuesi pëson dëmtimin fatal dhe thyen këmbën
-
Kategoria e Dytë/ Beteje katërshe në Grupin B, Oriku e mbyll i pari me humbje. Zhgënjen Partizani B
-
“I pazëvendësueshëm për Anglinë”, Uejn Runi zbulon pasuesin ideal të Herri Kejnit për shiritin e kapitenit
