March 15, 2025
IMG_9043.jpeg


Një rrëshqitje masivi shkëmbor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Qeparo-Kuç, duke shkaktuar bllokimin e pjesshëm të qarkullimit dhe dëmtimin e një automjeti që po kalonte në atë moment. Fatmirësisht, nuk raportohet për lëndime në njerëz, por dëmet materiale janë evidente.

Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur forcat e policisë, strukturat e mbrojtjes civile dhe përfaqësues të firmës kontraktore që mirëmban rrugën. Po ndërmerren masa të menjëhershme për pastrimin e inerteve dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në këtë segment dhe të ndjekin udhëzimet e policisë rrugore deri në përfundimin e punimeve për rikthimin e plotë të qarkullimit normal.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *