March 15, 2025
a508a340-f398-11ef-bf6f-6746d811.jpg


Një që shkrimtarët dhe korporatat shumëkombëshe të produkteve elektronike kanë të përbashkët është nevoja për një editor të mirë. OnePlus bëri një gabim të pazakontë kur lançoi OnePlus Watch 3 që duhej të dilte në shitje ditën e Marte por u anulua për shkak të një gabimi në tekst.

Në kapakun e pasmë të orës blerësit zbuluan se ora 330 dollarëshe kishte teksin “Meda in China.” Si rezultat duhet të prisni të paktën deri në muajin Prill për të blerë orën.

“Oops, kemi bërë një gabim,” shkruante kompania në rrjetin social X ditën e Premte. “Një gabim në tekst ka shpëtuar dhe përfunduar në orën e re OnePlus Watch 3.”

Tashmë data e debutimit të orës është shtyrë për në muajin Prill ndërsa faqja e porosive tregon datën 9 Prill. Kompania gjithashtu po ofron një zbritje 30 dollarë për ata të bëjnë porosi të orës përpara se të dalë në shitje. /PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *