Ndeshjet e javës së 24-t të Kategorisë së Parë kanë treguar një ekuilibër të madh mes skuadrave, teksa vetëm 3 ekipe kanë mundur t’i gëzohen fitoreve në 6 ndeshje të luajtura, ndërsa tre sfida u mbyllën në barazim.

Vora e vendit të parë u desh të priste kohën shtesë për të shënuar golin e fitores ndaj Valbonës me anë të Ruzgis. Ndërkohë në shtesë erdhi edhe goli i Oshafit që i siguroi barazimin 1-1 Flamurtarit në fushën e Kukësit, i cili kishte kaluar në avantazh me Hilajn.
Një fitore bindëse siguroi Besa që mundi 2-0 në transfertë Korabin, kurse Lushnja e pat shumë të thjeshtë përballë Erzenit, të cilin e mundi me rezultatin 3-0. Dy ndeshjet e tjera u mbyllën me barazime pa gola.
REZULTATET
LUSHNJA 3-0 ERZENI
20′, 27′ Xhabrahimi, 69′ Preknicaj
KASTRIOTI 0-0 POGRADECI
APOLONIA 0-0 BURRELI
KORABI 0-2 BESA
13′, 58′ Spahiu
KUKËSI 1-1 FLAMURTARI
52′ Hilaj / 90’+2′ Oshafi
Goli i Oshafit (VIDEO)
Goli i Hilajt (VIDEO)
VALBONA 0-1 VORA
90’+3′ Ruzgis
PANORAMASPORT.AL
You may also like
-
“Vendosëm ta mbanim skuadrën të vogël”, Kompani shpjegon pse Bajerni nuk kishte nevojë për…
-
U tërhoq nga volejbolli prej gjoksit të madh, tani shënon me “zhytje” në… Only Fans
-
VIDEO/ Transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier Ligës, sulmuesi pëson dëmtimin fatal dhe thyen këmbën
-
Kategoria e Dytë/ Beteje katërshe në Grupin B, Oriku e mbyll i pari me humbje. Zhgënjen Partizani B
-
“I pazëvendësueshëm për Anglinë”, Uejn Runi zbulon pasuesin ideal të Herri Kejnit për shiritin e kapitenit
