Banorët e fshatit Zdunjë protestuan të revoltuar për shkak se po u shkatërrohen varrezat. Traseja e autostradës së korridorit 8 kalon mbi varreza, ndaj kërkojnë ndërprerjen e punimeve.
“Punimet që zhvillohen këtu na i marrin një pjesë të varrezave të fshatit dhe ne si banorë të fshatit Zdunjë jemi kundër kësaj. Udhëheqësia e Xhamisë së Zdynjës dhe BFI janë ata që mbyllën sytë ndaj marrjes së këtij vendi. Udhëheqësia e vjetër e xhamisë u ndërrua sepse kundërshtuan këtë situatë, dhe e dorëzuan xhaminë dhe varrezat e fshatit BFI-së, dhe për këtë sot na merren varrezat. Ka dy muaj që peticionin e bërë e kemi dërguar në BFI, por asnjë përgjigje nga askush nuk ka ende. Thonë gjoja se janë ankuar por dokument nuk kemi”, thotë Faruk Ferati nga Bashkësia Lokale e fshatit Zdunjë.
I pyetur për këtë, Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski tha se kontratën me kompaninë e ka bërë Qeveria e kaluar.
Aleksandar Nikollovski- Ministër i Tranportit
“Për sa i përket Korridorit 8, kontraktor atje është konsorciumi Bechtel dhe Enka. Sipas ligjeve të miratuara nga qeveria e kaluar dhe përgjegjësitë janë tërësisht të tyre, ata bëjnë projektimin dhe bëjnë trasimin. Ajo që mund të them është se do të flasim me ta. Kemi takime javore dhe flasim. Ne kemi folur tashmë për këtë një herë, ka pasur probleme të ngjashme në vende të tjera dhe do të bëjmë gjithçka për ta zgjidhur problemin”.(Tv21)
You may also like
-
Sekreti për të parandaluar prishjen e dhëmbëve mund të fshihet në gojën tuaj gjatë gjithë kohës
-
Yll Limani njofton pauzë nga performancat në klube për vitin 2026
-
LAJMI I FUNDIT : Aksion i madh i policisë në Zubin Potok
-
Juli kritikon Albin Kurtin, a është normal ky Albini allahile
-
Vuçiqi: Rendi botërorë ka rënë, Kosova po armatoset me shpejtësi
